Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
SHBA sekuestron cisternën e dytë me naftë në brigjet e Venezuelës
Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një tjetër anije cisternë në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Venezuelës, shkruajnë mediat e huaja. Ngjarja vjen vetëm disa ditë pasi Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi një “bllokadë” ndaj të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela. Ky është rasti i dytë brenda javëve të fundit që SHBA sekuestro cisternë me naftë pranë Venezuelës dhe ndodh në një kohë kur Uashingtoni ka rritur ndjeshëm praninë ushtarake në rajon, ndërsa Presidenti Donald Trump vijon të shtojë presionin ndaj Presidentit venezuelian Nicolas Maduro. Tre zyrtarë, nuk thanë se ku po zhvillohej operacioni, por shtuan se Roja Bregdetare amerikane ishte në krye të tij. Dy zyrtarë të tjerë, që folën për agjencinë Associated Press, konfirmuan gjithashtu operacionin. Gazetarja...