SHBA publikon “bordin” për Gazën, drejtohet nga Trump, në ekip edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair
Shtëpia e Bardhë ka publikuar emrat e anëtarëve që do të përbëjnë “Bordin e Paqes” të administratës Trump për Gazën. Me presidentin e SHBA-së në krye, bordi do të mbikëqyrë punën e një komiteti teknokratësh palestinezë të ngarkuar me qeverisjen e përkohshme dhe rindërtimin e Gazës pas luftës. Sipas deklaratës zyrtare, çdo anëtar i bordit do të ketë përgjegjësi për një portofol që konsiderohet kritik për stabilizimin e Gazës, megjithëse ndarja konkrete e këtyre roleve ende nuk është bërë publike. Pjesë e këtij grupi do të jetë Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, dhëndri i presidentit Trump Jared Kushner, i cili ka luajtur një rol kyç në negociatat si dhe ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony...
Burimi:
vizionplus.tv