SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja
Kanada planifikon të ndihmojë Kubën, ndërsa ishulli përballet me mungesa karburanti pasi Shtetet e Bashkuara ndërmorën hapa për të bllokuar furnizimet drejt ishullit. Uashingtoni ka përshkallëzuar një fushatë presioni kundër ishullit të drejtuar nga komunistët dhe kundërshtarit afatgjatë të SHBA-së në javët e fundit. Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka lëvizur për të bllokuar të gjithë naftën që arrin në Kubë, përfshirë atë nga Venezuela, duke rritur çmimet e ushqimeve dhe transportit dhe duke shkaktuar mungesa karburanti si dhe ndërprerje të energjisë për orë të tëra. “Ne po përgatisim një plan për të ndihmuar. Në këtë moment nuk jemi gati të japim detaje të mëtejshme për një njoftim”, tha të hënën ministrja e Jashtme kanadeze Anita Anand. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar...
Burimi:
javanews.al