SHBA organizon takime në Gjenevë me Rusinë dhe Kinën për një traktat të ri mbi kontrollin e armëve bërthamore
Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë sot dhe nesër takime në Gjenevë me përfaqësues rusë dhe kinezë, me synimin e arritjes së një traktati shumëpalësh për kontrollin e armëve bërthamore. Iniciativa vjen pas skadimit në fillim të shkurtit të traktatit të fundit dypalësh mbi çarmatimin bërthamor midis Uashingtonit dhe Moskës, bëri të ditur një diplomat i lartë amerikan. “Sot, u takova me delegacionin rus. Nesër, do të takohemi me delegacionin kinez, ndër të tjerë,” – tha zyrtari i Departamentit të Shtetit, duke folur në kushte anonimiteti. Ai shtoi se takime përgatitore ishin mbajtur më herët edhe në Uashington. SHBA-të po bëjnë thirrje për një marrëveshje më të gjerë që do të përfshijë edhe Kinën. Megjithatë, ambasadori i Kinës për çarmatimin, Shen Jian, ka deklaruar më herët...
Burimi:
vizionplus.tv