SHBA ofron 10 milionë dollarë për “kokën” e Mojtaba Khamenei dhe udhëheqësit e Gardës Revolucionare
Programi “Shpërblime për Drejtësinë” i Departamentit Amerikan të Shtetit po kërkon informacione mbi udhëheqës të organizatave terroriste iraniane, përfshirë Mojtaba Khamenei, duke ofruar një shpërblim të konsiderueshëm. Shtetet e Bashkuara ofrojnë deri në 10 milionë dollarë për informacione që mund t’i bëjnë informatorët të kualifikueshëm për migrim të mundshëm jashtë Iranit, si dëshmitarë të mbrojtur. “Këta individë udhëheqin dhe drejtojnë degë të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC), të cilët planifikojnë, organizojnë dhe kryejnë sulme terroriste në mbarë botën,” thuhet në posterin e publikuar nga Departamenti i Shtetit. Përveç udhëheqësit suprem Mojtaba Khamenei, SHBA po kërkon informacione për zyrtarët e mëposhtëm: Esmail Khatib, Ministër i Inteligjencës dhe Sigurisë Ali Asghar Hejazi, Zëvendës Kryetar i Shtabit të Përgjithshëm Yahya “Rahim” Safavi, Nëngjeneral Eskandar Momeni, Ministër i Brendshëm Ali...
Burimi:
vizionplus.tv