SHBA ofrojnë 700 miliardë dollarë për blerjen e Groenlandës, por pak amerikanë e mbështesin

SHBA ofrojnë 700 miliardë dollarë për blerjen e Groenlandës, por pak amerikanë e mbështesin

Planet e presidentit Donald Trump për të blerë Groenlandën mund t’i kushtojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth 700 miliardë dollarë, edhe pse ideja është thellësisht jopopullore mes amerikanëve, sipas “The Independent”. Presidenti Trump ka deklaruar se do ta marrë territorin danez “në një mënyrë ose në një tjetër”, një pretendim që është hedhur poshtë me forcë nga zyrtarët e Danimarkës dhe të Groenlandës. Shifra prej 700 miliardë dollarësh është një vlerësim i bërë nga akademikë dhe ish-zyrtarë amerikanë për qëllime planifikimi, dhe përfaqëson më shumë se gjysmën e buxhetit vjetor të Departamentit të Mbrojtjes. Sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, sekretarit të Shtetit Marco Rubio i është kërkuar të përgatisë një propozim për blerjen e Groenlandës, i cili pritet t’i paraqitet...