SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të refuzojnë dhënien e vizave për pesë persona, mes tyre edhe ish-komisionerin europian për tregun e brendshëm, Thierry Breton, duke i akuzuar për përpjekje për të ushtruar presion mbi platformat amerikane të rrjeteve sociale që të kufizojnë përmbajtje apo pikëpamje të caktuara. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se bëhet fjalë për “aktivistë radikalë dhe OJQ të politizuara”, të cilat, sipas tij, kanë avancuar praktika censuruese nga shtete të huaja, duke synuar drejtpërdrejt folës dhe kompani amerikane. Breton u përshkrua nga Departamenti i Shtetit si “arkitekti kryesor” i Aktit të Shërbimeve Digjitale të BE-së (DSA), ligj që rregullon moderimin e përmbajtjes në platformat online. Breton reagoi duke e cilësuar vendimin si një “gjueti shtrigash” dhe theksoi se censura “nuk...