SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

SHBA ka nisur hetimet për Presidentin e Kolumbia, Gustavo Petro. Ky i fundit po hetohet nga të paktën dy zyra prokurorësh federalë amerikanë për kontakte të mundshme me trafikantë droge dhe donacione të dyshuara për fushatën e tij zgjedhore. Lajmi raportohet nga New York Times. Hetimi lidhet kryesisht me tregtinë ndërkombëtare të drogës. Autoritetet po shqyrtojnë nëse Petro ka pasur takime me trafikantë droge dhe nëse fushata e tij ka përfituar financime nga burime të paligjshme. Hetimet janë ende në fazat e hershme dhe nuk është e qartë nëse do të çojnë në akuza penale. Ky zhvillim ndodh në një kohë të tensionuar në marrëdhëniet mes SHBA dhe Kolumbisë, me ish-presidentin amerikan Donald Trump që ka kritikuar Petron, duke e quajtur atë “njeri të sëmurë”...