SHBA mohon planin për të përdorur forcat kurde për ndërhyrje në Iran
Donald Trump nuk ka rënë dakord të armatosë forcat kurde me shpresën për të frymëzuar një kryengritje popullore në Iran, thotë Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë. Çdo raport i tillë është “plotësisht i rremë dhe nuk duhet të shkruhet”, shton ajo, shkruajnë mediat e huaja. Leavitt thotë, megjithatë, se presidenti amerikan “foli me udhëheqësit kurdë në lidhje me bazën tonë që kemi në Irakun verior”. Media të huaja kanë raportuar më parë se Uashingtoni po përgatitej të mbështeste forcat kurde për një operacion tokësor në Iran “në ditët në vijim”. Sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth sot gjithashtu duket se u distancua nga ky raport, duke thënë se asnjë nga objektivat e SHBA-së “nuk bazohet në mbështetjen e armatosjes së ndonjë force të...
Burimi:
opinion.al