SHBA lëshon alarm të ri: Qytetarët amerikanë në Iran të largohen shpejt ose të shkojnë në vende të sigurta
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar një paralajmërim të ri sigurie për Iranin, duke u bërë thirrje qytetarëve të saj që ndodhen në vendin e Lindjes së Mesme të largohen sa më parë ose, nëse kjo nuk është e mundur, të strehohen në vende të sigurta. Sipas një njoftimi zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit, protestat në mbarë Iranin po përshkallëzohen dhe situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme. Autoritetet amerikane paralajmërojnë për rritje të masave të sigurisë nga ana e forcave iraniane, mbyllje të rrugëve kryesore, ndërprerje të transportit publik dhe bllokime të vazhdueshme të internetit. Këto masa po e vështirësojnë ndjeshëm lëvizjen dhe komunikimin, si për banorët vendas ashtu edhe për shtetasit e huaj. Në njoftim thuhet gjithashtu se disa linja ajrore kanë...
Burimi:
javanews.al