SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

Shtëpia e Bardhë thotë se vendimi i Vatikanit për të mos marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes për Gazën është “thellësisht për të ardhur keq, sepse paqja nuk duhet të jetë një çështje partiake, politike ose e diskutueshme”. Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, një katolike e lindur në Gjermani,e kritikoi ashpër Vatikanin pasi ky i fundit tha se nuk do të marrë pjesë në “Bordin e Paqes” të Donald Trump. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt e tha këtë në konferencën e saj të përditshme për shtyp, duke e quajtur organizatën të themeluar nga Presidenti i SHBA-së për të zgjidhur konfliktet në mbarë botën si “legjitime”. Të martën, Sekretari i Vatikanit, Pietro Parolin, shprehu dyshime në lidhje...