SHBA konfirmon përdorimin e Inteligjencës Artificiale në luftën kundër Iranit
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se po përdor një “shumëllojshmëri” mjetesh të inteligjencës artificiale (AI) në luftën me Iranin, mes shqetësimeve në rritje për viktimat civile në konflikt. Brad Cooper, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), tha të mërkurën se inteligjenca artificiale po i ndihmon ushtarët amerikanë të përpunojnë sasi të mëdha të dhënash. “Luftëtarët tanë po përdorin një shumëllojshmëri mjetesh të avancuara të inteligjencës artificiale. Këto sisteme na ndihmojnë të analizojmë sasi të mëdha të dhënash brenda sekondash, në mënyrë që drejtuesit tanë të kalojnë përtej zhurmës dhe të marrin vendime më të zgjuara më shpejt se sa mund të reagojë armiku,” tha Cooper në një video-mesazh. “Njerëzit do të marrin gjithmonë vendimet përfundimtare se çfarë të qëllohet, çfarë jo dhe...
Burimi:
opinion.al