SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?

SHBA, Kina, Rusia dhe BE, përse të gjithë duan Groenlandën?

Deklaratat e fundit të presidentit Trumpit në lidhje me qëllimin e tij për të pasur Groenlandën “me çdo mjet” kanë provokuar një sërë reagimesh dhe indinjuarash nga shumë qeveri dhe vëzhgues ndërkombëtarë, shkruan ispionline.it. Megjithatë, kjo deklaratë është pjesë e një trendi në rritje të interesit në rajonin e Arktikut, që përfshin jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe lojtarë të tjerë ndërkombëtarë, përfshirë Kinën, Rusinë dhe Bashkimin Evropian, megjithëse me qëllime dhe qasje të ndryshme. Arsyet për këtë interes qëndrojnë në kërkesën globale në rritje për minerale strategjike, metale të rralla dhe hidrokarbure, nga të cilat Groenlanda dhe në përgjithësi, Arktiku është e bollshme. Në vitin 2023, Shërbimi Gjeologjik i Danimarkës dhe Groenlandës (GEUS) identifikoi afërsisht 6 milionë ton grafit, 36 milionë ton metale...