SHBA kërkon dialog pa asnjë kusht paraprak me Korenë e Veriut

SHBA kërkon dialog pa asnjë kusht paraprak me Korenë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të hapura për dialog me Korenë e Veriut pa asnjë kusht paraprak, sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Yonhap që citon burime nga Shtëpia e Bardhë. Ky qëndrim i Uashingtonit vjen në kohën kur udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, këtë javë tha se nuk ka arsye për marrëdhënie të tensionuara me SHBA-në nëse Uashingtoni ndalon, siç tha ai, “politikën armiqësore” ndaj vendit të tij. Kim mbylli një kongres disa-ditor të Partisë së Punëtorëve të Koresë, ku prezantoi objektivat politike dhe ushtarake për pesë vitet e ardhshme. Në fjalimin e tij, ai përsëriti refuzimin e negociatave me Seul-in zyrtar, por la dyert hapur për bisedime me Uashingtonin – me kushtin që SHBA-të ta njohin Korenë e Veriut si...