SHBA kërkoi kontrollin e Groenlandës, gjashtë shtete evropiane dalin në mbrojtje të Danimarkës
Gjashtë aleatë evropianë janë rreshtuar në mbështetje të Danimarkës, pas këmbënguljes së Shteteve të Bashkuara se ato duhet të kenë kontroll mbi Groenlandën. “Groenlanda i përket popullit të saj dhe vetëm Danimarka dhe Groenlanda mund të vendosin për çështjet që lidhen me marrëdhëniet e tyre,” thanë në një deklaratë të përbashkët udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës dhe Danimarkës. Të dielën, Donald Trump deklaroi se SHBA-të “kanë nevojë” për Groenlandën, një territor gjysmë-autonom të Danimarkës dhe një tjetër anëtare e NATO-s, për arsye sigurie. Ai refuzoi të përjashtojë përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e territorit, ndërsa kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, paralajmëroi të hënën se një sulm amerikan do të shënonte fundin e NATO-s. NATO është një aleancë ushtarake transatlantike, ku...
Burimi:
ntv.al