SHBA-ja njofton për sulme “në shkallë të gjerë” kundër IS-it në Siri
Shtetet e Bashkuara dhe forcat aleate kanë kryer sulme “në shkallë të gjerë” kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në Siri, tha ushtria amerikane, në përgjigje të sulmit të muajit të kaluar që la të vrarë tre amerikanë. Komanda Qendrore amerikane (CENTCOM), që mbikëqyr forcat ushtarake amerikane në rajon, tha se dhjetëra sulme “shënjestruan IS-in në Siri” të shtunën. Në postimin e CENTCOM-it në X nuk u specifikua se ku ndodhën sulmet. Pamjet ajrore që iu bashkëngjitën njoftimit tregonin disa shpërthime të ndara, që me sa duket u kryen në zona rurale. Sulmet ishin pjesë e një operacioni i cili nisi “si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj sulmit vdekjeprurës të IS-it ndaj forcave amerikane dhe siriane në Palmira”, tha CENTCOM-i. Pamjet ajrore me cilësi të ulët...
Burimi:
vizionplus.tv