SHBA-ja nis procedurat për heqjen e shtetësisë ndaj një të dyshuari për krime lufte në Bosnje

SHBA-ja nis procedurat për heqjen e shtetësisë ndaj një të dyshuari për krime lufte në Bosnje

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka dorëzuar një padi civile për heqjen e shtetësisë amerikane të Sead Milkoviqit, i njohur si Sead Dukiq, për fshehjen e identitetit të tij të vërtetë, ndërsa në Bosnje e Hercegovinë ishte lëshuar fletarrestim ndaj tij për shkak të dyshimeve se ka kryer krime lufte. Milkoviq është ish-pjesëtar i forcave të sigurisë të Autonomisë së përkohshme të Bosnjës Perëndimore (APZB), për të cilin gjykata në Bosnje dhe Hercegovinë kishte lëshuar fletarrestim për krime lufte ndaj civilëve, në kohën kur Qeveria amerikane i dha shtetësinë, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë. Ai kishte shkuar në SHBA në vitin 1996 dhe fitoi shtetësinë amerikane përmes natyralizimit më 2007. Por, sipas njoftimit, ai nuk kishte njoftuar autoritetet amerikane të emigracionit se kishte përdorur...