SHBA-ja kryen sulme ndaj IS-it në Nigeri

SHBA-ja kryen sulme ndaj IS-it në Nigeri

Presidenti Donald Trump tha se forcat amerikane kanë kryer sulme “të fuqishme dhe vdekjeprurëse” të enjten ndaj grupit ekstremist, Shteti Islamik, në veriperëndim të Nigerisë, disa javë pasi paralajmëroi kundër çdo sulmi sistematik ndaj të krishterëve në këtë shtet. Ministria e Punëve të Jashtme e Nigerisë të premten konfirmoi sulmet ajrore, duke i përshkruar ato si “goditje precize ndaj objektivave terroriste” në vend. Pak detaje janë dhënë për sulmet dhe është e paqartë se sa njerëz janë vrarë. Trump tha se ai “paraprakisht kam paralajmëruar këta terroristë se nëse nuk ndalojnë masakrimin e të krishterëve, ata do të përballen me ferr dhe sonte ata u përballën”. “GËZUAR KRISHTLINDJA të gjithëve, përfshirë terroristëve të vrarë dhe të tillë do të ketë edhe më shumë nëse vazhdon...