SHBA-ja i heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse në det
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump e lëshoi të enjten një licencë të përkohshme që i lejon vendet të blejnë naftë ruse që ndodhet e bllokuar në det, shkroi të premten në X sekretari i Thesarit, Scott Bessent. Ai tha se ky vendim synon të ndihmojë në stabilizimin e tregjeve të energjisë dhe në mbajtjen e çmimeve të ulëta, për shkak të asaj që ai e përshkroi si “kërcënim dhe paqëndrueshmëri të shkaktuar nga regjimi terrorist iranian”. Licenca, e publikuar në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara, vlen vetëm për naftën e papërpunuar ruse dhe produktet e naftës që janë ngarkuar në anije deri më 12 mars. Ajo lejon që këto dërgesa të dorëzohen deri më 11 prill. Një burim...
Burimi:
vizionplus.tv