SHBA-ja dhe Irani do të takohen për bisedime bërthamore mes frikës për konflikt ushtarak
Zyrtarët amerikanë dhe iranianë pritet ta zhvillojnë një rund të ri bisedimesh bërthamore në Gjenevë më 26 shkurt, i cili shihet si përpjekja e fundit për ta shmangur një konflikt të madh ushtarak midis dy vendeve armike. Rundi i tretë i bisedimeve pritet të ndodhë në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësitë për veprim ushtarak, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për ta frenuar programin bërthamor të Iranit. SHBA-ja i ka vendosur tashmë dy aeroplanmbajtëse pranë republikës islamike. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, u nis nga Teherani për në qytetin zviceran më 25 shkurt dhe pritet të zhvillojë bisedime me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner. Përfaqësuesit e Omanit do të veprojnë si ndërmjetës, siç...
Burimi:
vizionplus.tv