SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

SHBA–Iran drejt përballjes. Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani. Alarm në Izrael

Indikacionet për një përballje të afërt ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po shtohen dita-ditës, ndërsa vendet e rajonit dhe fuqitë e mëdha po marrin masa të menjëhershme sigurie. Nga hapja e strehimoreve në Izrael, evakuimi i stafit diplomatik amerikan, deri te paralajmërimet e Kinës, Kanadasë dhe vendeve të tjera për qytetarët e tyre, tabloja e përgjithshme është ajo e një rajoni në alarm. Në Izrael, kryetari i bashkisë së Beershebas urdhëroi hapjen e të gjitha strehimoreve publike, duke alarmuar banorët e zonës. Mesazhi i shpërndarë për qytetarët ishte i qartë. “Me urdhër të kryetarit të bashkisë, hapje e përgjithshme e të gjitha strehimoreve publike.” Megjithatë, zëdhënësja e Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF), Gjeneral Brigade Effie Defrin, u përpoq të qetësonte publikun, duke theksuar...