SHBA heq disa sanksione ndaj naftës iraniane

SHBA heq disa sanksione ndaj naftës iraniane

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të lehtësojnë disa nga sanksionet ndaj naftës së Iranit. Departamenti i Thesarit njoftoi se, për një periudhë 30-ditore, do të lejohet transportimi dhe shitja e naftës së papërpunuar si dhe produkteve të naftës të prodhuara në Iran. Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, e përshkroi këtë vendim si “të kufizuar dhe të targetuar me kujdes”, duke theksuar se është masë e përkohshme që synon të mundësojë shitjen e naftës iraniane që aktualisht është e bllokuar në det. Ai shtoi se, duke e zhbllokuar përkohësisht këtë furnizim ekzistues, SHBA-ja do të sjellë shpejt rreth 140 milionë fuçi naftë në tregjet globale, duke rritur ofertën e energjisë dhe duke ndihmuar në zbutjen e presioneve të përkohshme në furnizim. Megjithatë, çmimet e naftës dhe...