SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

SHBA synon të përpunojë 4500 aplikime për refugjatë afrikano-jugorë të bardhë në muaj, një shifër shumë më e lartë se kufiri i deklaruar i programit të refugjatëve nga presidenti Donald Trump. Për të mbështetur këtë përpjekje, në pronën e ambasadës amerikane në Pretoria po vendosen struktura të përkohshme, sipas një dokumenti kontraktual të qeverisë amerikane, raporton Reuters. Objektivi i ri, i përfshirë në një dokument të pa raportuar më parë të Departamentit të Shtetit, i datës 27 janar, sinjalizon një shtysë për të rritur pranimin e aplikantëve nga Afrika e Jugut, ndërkohë që aplikimet për refugjatë nga rajone të tjera janë kufizuar ndjeshëm. Trump ka deklaruar se SHBA do të pranojë vetëm 7500 refugjatë në total nga e gjithë bota në vitin 2026, ndërsa vitin...