SHBA godet rrjetin kibernetik iranian, mes tyre edhe grupi që sulmoi Shqipërinë

SHBA godet rrjetin kibernetik iranian, mes tyre edhe grupi që sulmoi Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një operacion të rëndësishëm kundër infrastrukturës kibernetike të lidhur me Iranin, duke sekuestruar katër faqe interneti të përdorura për sulme dhe operacione psikologjike. Caqe të këtyre sulmeve raportohet të kenë qenë edhe institucionet e Shqipërisë. Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se domenet e sekuestruara – Justicehomeland[.]org, Handala-Hack[.]to, Karmabelow80[.]org dhe Handala-Redwanted[.]to – ishin të lidhura me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS). Këto platforma janë përdorur për sulme kibernetike, shpërndarje të të dhënave të vjedhura dhe nxitje të dhunës ndaj kundërshtarëve të regjimit iranian. Sipas autoriteteve amerikane, këto faqe kanë shërbyer edhe si mjete për operacione psikologjike, duke përdorur të dhënat e vjedhura përmes hakerimit. “Shpërndarja e ideologjisë terroriste në hapësirën kibernetike është një kërcënim i drejtpërdrejtë për...