SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm të fuqishëm ajror ndaj objektivave ushtarake në ishullin iranian Kharg Island, pika strategjike nga ku kalon pjesa më e madhe e eksporteve të naftës së Iranit. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social Truth Social, Trump tha se objektivat ushtarake në ishull janë shkatërruar plotësisht. “Pikërisht tani, me urdhrin tim, Komanda Qendrore e SHBA-së kreu një nga sulmet ajrore më të fuqishme në historinë e Lindjes së Mesme, duke shkatërruar plotësisht çdo objektiv ushtarak në ‘xhevahirin’ e Iranit, Ishullin Kharg,” shkroi Trump. Ai shtoi se ushtria amerikane disponon armët më të fuqishme dhe më të avancuara në botë, por theksoi se këtë herë ka vendosur të mos godasë infrastrukturën e naftës...