Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
SHBA godet dy anije në Paqësor, humbin jetën pesë persona
Ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore ndaj dy anijeve të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor. Si pasojë kanë humbur jetën pesë persona. Lajmi u konfirmua nga Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM). Me këtë sulm, numri total i të vrarëve në operacionet amerikane kundër anijeve të dyshuara ka shkuar në të paktën 104 persona. Ky sulm është i treti brenda kësaj jave. Sipas SOUTHCOM, operacioni u krye me urdhër të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe nuk pati të lënduar nga forcat amerikane. /vizionplus.tv