Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin një paketë tjetër sanksionesh që synojnë sektorin energjetik rus me qëllim rritjen e presionit mbi Moskën zyrtare në rast se ajo refuzon marrëveshjen e paqes me Ukrainën, raportuan sot mediat amerikane. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i cili nuk është bërë i ditur, tha se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka marrë asnjë vendim të ri në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë. “Roli i shërbimeve përkatëse të qeverisë amerikane është të përgatisin opsione që presidenti t’i zbatojë (nëse është e nevojshme)”, tha një zyrtar i i Shtëpisë së Bardhë, citojnë mediat ndërkombëtare.