“SHBA do ta marrë Groenlandën”, Trump: Nuk do ta lejojmë Rusinë dhe Kinën t’a zotërojnë atë

“SHBA do ta marrë Groenlandën”, Trump: Nuk do ta lejojmë Rusinë dhe Kinën t’a zotërojnë atë

Presidenti amerikan ka shtuar kërcënimet për përvetësimin e territorit të Groenlandës në takimin që mbajti në Shtëpinë e Bardhë me drejtuesit e naftës dhe gazit. Trump nuk përjashtoi asnjë mënyrë se si do ta bënte të mundur një gjë të tillë. “Nëse ne nuk e bëjmë, Rusia ose Kina do ta marrin Groenlandën. Dhe ne nuk do ta kemi Rusinë ose Kinën si fqinj. Pra, ne do të bëjmë diçka me Groenlandën, ose në mënyrën e mirë ose në mënyrën më të vështirë”, tha Trump. Komentet e fundit të Trump vijnë mes tensioneve në rritje mes SHBA-së dhe aleatëve të saj të NATO-S, përfshirë Danimarkën për shkak të përpjekjeve të përsëritura për të marrë kontrollin e territorit autonom të Arktikut. Qëndrimi i Trump është hedhur poshtë...