SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje për armëpushim të përkohshëm dyjavor, që përfshin si kusht kryesor hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe ndalimin e veprimeve ushtarake në rajon. Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar marrëveshjen si një sukses të madh strategjik. Sekretarja e Shtypit, Karoline Leavitt, deklaroi se operacioni amerikan përmbushi dhe tejkaloi objektivat ushtarake brenda 38 ditësh, duke theksuar se kjo marrëveshje u bë e mundur nga presidenti Donald Trump dhe ushtria amerikane. Nga ana tjetër, udhëheqja iraniane ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të luftimeve. Sipas një deklarate të transmetuar nga IRIB, të gjitha njësitë ushtarake duhet t’i binden urdhrit për ndërprerjen e zjarrit, duke e cilësuar këtë si një hap të përkohshëm dhe jo fund të konfliktit. Ndërkohë, raportime nga...