Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
SHBA dhe Europa “në garë” për Groenlandën! Paratë dhe strategjitë diplomatike në lojë
Diskutimet për Groenlandën po marrin formën e një gare financiare, kush ofron më shumë për ta marrë ose ruajtur ishullin. “Të jesh pronar i saj është shumë e rëndësishme”, deklaroi dje Donald Trump në një intervistë për New York Times. “Besoj se është psikologjikisht e nevojshme për suksesin. Pronësia të jep diçka që nuk mund ta marrësh vetëm me një kontratë qiraje. Pronësia ofron elemente që nuk mund të fitohen thjesht duke firmosur një dokument.” Në këtë kontekst, Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e ofrimit të pagesave të drejtpërdrejta për banorët e ishullit, për t’i bindur ata të ndahen nga Danimarka dhe të bëhen amerikanë. Sipas burimeve nga administrata Trump, shifrat që po diskutohen variojnë nga 10 mijë deri në 100 mijë dollarë për...