SHBA dërgon një aeroplanmbajtëse tjetër në Lindjen e Mesme
SHBA-ja po përgatitet të dërgojë në Lindjen e Mesme një grup të dytë sulmues me aeroplanmbajtësen “USS Gerald R. Ford”, e cila do t’i bashkohet në Detin Arabik aeroplanmbajtëses “USS Abraham Lincoln”. Presidenti Donald Trump u tha Trump gazetarëve se “aeroplanmbajtësja do të niset shumë shpejt”, por pa dhënë një kohë të saktë. Dërgimi i aeroplanmbajtëses dhe një grupi të dytë sulmues në rajon vjen pasi Trump paralajmëroi për “pasoja shumë të këqija” nëse Irani nuk arrin një marrëveshje me Uashingtonin për programin e tij bërthamor. Aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford është rikthyer para pak kohësh nga Karaibet, ku ishte vendosur që nga tetori 2025, kur SHBA-ja rriti praninë ushtarake në atë rajon para sulmit që çoi në kapjen e diktatorit venezuelan Nicolás Maduro. Përfaqësues amerikanë dhe iranianë u takuan javën e...
Burimi:
vizionplus.tv