SHBA dërgon në Lindjen e Mesme forcën më të madhe ushtarake që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003

SHBA dërgon në Lindjen e Mesme forcën më të madhe ushtarake që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur ndjeshëm prezencën e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, duke vendosur aeroplanë luftarakë modernë dhe forca detare. Autoritetet amerikane e përshkruajnë këtë si grumbullimin më të madh të forcave në këtë rajon që nga fillimi i luftës në Irak në vitin 2003. Sipas raportimeve nga The Wall Street Journal, Uashingtoni ka dërguar aeroplanë luftarakë të tipit F-35 dhe F-22, si edhe aeroplanë komandimi dhe kontrolli që janë të rëndësishëm për operacione ajrore të mëdha. Një tjetër grup sulmues i anijeve aeroplanmbajtëse është në rrugë për t’u bashkuar me forcat ekzistuese. Presidenti amerikan, Donald Trump, është informuar për disa skenarë të mundshëm të një sulmi ndaj Iranit. Mundësitë përfshijnë nga sulme të synuara ndaj objekteve bërthamore dhe sistemit raketor të...