SHBA akuzon Rusinë për përshkallëzim të rrezikshëm të luftës në Ukrainë

SHBA akuzon Rusinë për përshkallëzim të rrezikshëm të luftës në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë akuzuar Rusinë të hënën për “përshkallëzim të rrezikshëm dhe të pashpjegueshëm” të luftës së saj gati katërvjeçare në Ukrainë, në një kohë kur administrata e presidentit Donald Trump po përpiqet të shtyjë përpara negociatat drejt paqes. Zëvendësambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Tammy Bruce, veçoi lëshimin nga Rusia javën e kaluar të raketës balistike “Oreshnik”, e aftë për mbajtje bërthamore, pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë, një aleate e NATO-s. Ajo tha  në një mbledhje emergjente të Këshillit të Sigurimit se SHBA-ja e dënon “numrin tronditës të viktimave” në konflikt dhe i ka dënuar sulmet gjithnjë e më intensive të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike dhe asaj civile. Ukraina kishte kërkuar mbledhje pas bombardimit rus gjatë natës së enjtes së...