SHBA akuzon Kinën për test bërthamor të fshehtë

SHBA akuzon Kinën për test bërthamor të fshehtë

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Kinën se ka kryer fshehurazi një test bërthamor në vitin 2020, duke shkelur angazhimet ndërkombëtare për ndalimin e testeve bërthamore. Paralelisht, Uashingtoni ka bërë thirrje për një traktat të ri dhe më gjithëpërfshirës për kontrollin e armëve, që do të përfshinte Kinën dhe Rusin. Akuzat u bënë gjatë një konference globale për çarmatimin, duke nxjerrë në pah tensionet në rritje mes SHBA-së dhe Kinës, në një moment delikat për kontrollin e armëve bërthamore. Deklaratat vijnë vetëm një ditë pas skadimit të traktatit që kufizonte numrin e raketave dhe kokave bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë. Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare, Thomas Di Nanno, deklaroi në Konferencën për Çarmatimin në Gjenevë se qeveria amerikane ka informacion...