Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Serbia po përgatitet për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak pas më shumë se një dekade, me qëllim forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcave të Armatosura. Shërbimit të detyrueshëm ushtarak do t’i nënshtrohen burrat e moshës 18 deri në 30 vjeç, ndërsa ky shërbim do të mbetet vullnetar për gratë. Ministri i Mbrojtjes, Bratislav Gasic, ka deklaruar se afati stërvitor për rekrutët do të jetë 75 ditë. “Është bërë gjithçka e nevojshme që ne të mund të kthejmë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kemi bërë analiza dhe teste të panumërta, duke filluar me kohën optimale që këta të rinj të marrin trajnim bazë ushtarak”, tha Bratislav Gasic. Gasic theksoi se ata që do ta kryejnë këtë shërbim do të paguhen. “Sigurisht që do të jetë ndryshe...