Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë

Senati i SHBA-së, me shumicë republikane, miratoi një rezolutë për ta penguar presidentin Trump të ndërmarrë veprime të mëtejshme ushtarake kundër Venezuelës pa autorizimin e Kongresit. Me 52 vota pro dhe 47 kundër, senatorët i dhanë një goditje presidentit. Pesë republikanë votuan së bashku me demokratët për të kufizuar Trumpin. Tani masa kalon në Dhomën e Përfaqësuesve, ku rruga duket më e vështirë. Pesë republikanët që votuan me demokratët janë Rand Paul, Todd Young, Lisa Murkowski dhe Josh Hawley. “Kongresi duhet të ushtrojë autoritetin e tij për çështjet e luftës edhe kur një operacion ushtarak ka pasur sukses, përndryshe rrezikohet që vendi të qeveriset në gjendje emergjence”, tha senatori konservator Rand Paul. Ai kishte votuar pro edhe rezolutave të tjera për të kufizuar fuqitë e...