Sekretari i Shtetit, Marco Rubio vizitë në Europën Lindore, takime me Orban dhe Fico
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të fillojë një udhëtim dy-ditor për të forcuar lidhjet me Sllovakinë dhe Hungarinë, udhëheqësit konservatorë të të cilave, shpesh në kundërshtim me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, kanë lidhje të ngrohta me Presidentin Donald Trump. Rubio do ta shfrytëzojë udhëtimin për të diskutuar bashkëpunimin në energji dhe çështjet dypalëshe, përfshirë angazhimet e NATO-s, tha Departamenti i Shtetit në një njoftim javën e kaluar. “Këto janë vende që janë shumë të forta me ne, shumë bashkëpunuese me Shtetet e Bashkuara, punojnë shumë ngushtë me ne dhe është një mundësi e mirë për t’i vizituar ato dhe dy vende ku nuk kam qenë kurrë”, u tha Rubio gazetarëve përpara se të nisej për në Evropë të enjten. Rubio,...
Burimi:
ntv.al