Sekretari amerikan i Thesarit: Evropa është e dobët, Trump nuk do të tërhiqet për Groenlandën

Sekretari amerikan i Thesarit: Evropa është e dobët, Trump nuk do të tërhiqet për Groenlandën

Mesazhi i Donald Trump ndaj aleatëve evropianë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga çështja e Groenlandës u përforcua nga sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, i cili deklaroi se Evropa është “shumë e dobët” për të garantuar vetë sigurinë e saj. Bessent minimizoi kërcënimet e Bashkimit Evropian për anulimin e marrëveshjes tregtare të arritur vitin e kaluar me administratën Trump, duke theksuar se presidenti amerikan përdor ndikimin strategjik si “levë”  për të arritur objektivat e tij. Të shtunën Trump njoftoi vendosjen e tarifave 10% për produktet nga tetë vende evropiane duke filluar nga 1 shkurti, me një rritje të parashikuar në 25% në qershor nëse nuk arrihet një marrëveshje për “blerjen e Groenlandës”. Ky zhvillim shkaktoi reagime të forta, me presidentin francez Emmanuel...