Sekretari amerikan i shtetit: Bota do të jetë më e sigurt kur të përfundojë misioni në Iran
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se bota “do të jetë një vend më i sigurt dhe më i mirë kur misioni në Iran të përmbushet”. Duke folur në një aktivitet në Uashington DC, Rubio tha se SHBA-të janë të angazhuara në një mision që synon “rrëmbyesin më të madh të pengjeve në botë dhe sponsorin kryesor të terrorizmit në botë, regjimin në Iran”. Ai thotë se qëllimet e misionit janë të qarta dhe përfshijnë shkatërrimin e “aftësisë së këtij regjimi për të lëshuar raketa, shkatërrimin e fabrikave që prodhojnë këto raketa dhe shkatërrimin e marinës së tyre”. “Jemi në rrugën e duhur për ta arritur këtë objektiv”, thotë ai. “Çdo ditë ky regjim në Iran ka më pak raketa, ka më pak...
Burimi:
vizionplus.tv