Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmi ndaj Iranit nuk është si Iraku, nuk do zgjasë pafund

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmi ndaj Iranit nuk është si Iraku, nuk do zgjasë pafund

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi sot se sulmet e përbashkëta amerikano-izraelite në Iran nuk janë si rasti i Irakut dhe nuk do të jenë të pafundme. Gjatë konferencës së parë të shtypit të administratës Trump që nga fillimi i operacionit ushtarak të shtunën, të quajtur Operation Epic Fury, Hegseth, së bashku me kryetarin e Shtabit të Përbashkët, gjeneral Dan Caine, theksuan se misioni është i qartë dhe vendimtar: shkatërrimi i kërcënimit me raketa nga Irani, shkatërrimi i marinës së tij dhe zero armë. “Nuk ka ndërtim kombesh, nuk ka eksperimente demokracie, nuk ka luftëra politikisht korrekte. Ne luftojmë për të fituar dhe nuk humbim kohë apo jetë njerëzish”, tha Sekretari Amerikan i Mbrojtjes. Ai mohoi praninë e trupave tokësore amerikane në Iran dhe shtoi...