Sapo Trump njoftoi shtyrjen e sulmeve, ulet çmimi i naftës! Çfarë paralajmërojnë ekspertët

Sapo Trump njoftoi shtyrjen e sulmeve, ulet çmimi i naftës! Çfarë paralajmërojnë ekspertët

Pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi pezullimin e përkohshëm të sulmeve ndaj Iranit, çmimet e naftë kanë pësuar një rënie me 13%. Sipas gazetarit të ekonomisë në Sky News Ed Conway, reagimi i tregjeve ka qenë i menjëhershëm dhe i pazakontë. Ai e përshkroi situatën si një “goditje ekonomike të menjëhershme” duke theksuar se lëvizjet në tregje kanë qenë jashtëzakonisht të shpejta. “Rënia e çmimit të naftës është jashtëzakonisht e shpejtë. Papritur, tregjet kanë reaguar në një mënyrë krejt tjetër, një shkëndijë shprese. Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm, ndërsa edhe yield-et e obligacioneve shtetërore britanike kanë pësuar rënie”, u shpreh Conway. Megjithatë, ai nënvizoi se mbeten shumë pikëpyetje të rëndësishme, veçanërisht në lidhje me sigurinë e kalimit në Ngushtica e Hormuzit, një nga...