Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Hungaria bllokon miratimin e planit të masave
Ministrat e Jashtëm të BE-së janë mbledhur në Bruksel. Fokusi i këtij takimi është vendosja e paketës së 20 të sanksioneve për Rusinë, të cilën unioni shpreson ta miratojë përpara përvjetorit të katërt të agresionit të Moskës ndaj Ukrainës. Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, pranoi se “nuk do të ketë përparim” në këtë çështje sot, pasi Hungaria vazhdon të bllokojë miratimin e sanksioneve. “Po bëjmë çmos që paketa e sanksioneve të kalojë dhe po kërkojmë mënyra se si mund ta bëjmë këtë. Por, meqenëse kemi dëgjuar disa deklarata shumë të forta nga Hungaria, nuk shoh realisht se ata do ta ndryshojnë këtë qëndrim për fat të keq sot”, tha Kallas. Nga ana tjetër ministri i Jashtëm hungarez theksoi se Ukraina po sillet në mënyrë armiqësore...
Burimi:
vizionplus.tv