San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka lënë pa drita rreth 130 mijë shtëpi dhe biznese në San Francisko të shtunën, sipas kompanisë Pacific Gas and Electric Co. Associated Press raporton se problemi nisi në pjesën veriore të qytetit, duke përfshirë lagjet Richmond dhe Presidio, si dhe zonat përreth Golden Gate Park, dhe u zgjerua me shpejtësi gjatë pasdites. Ndërprerja ka prekur afërsisht një të tretën e konsumatorëve të PG&E në qytet. Raportime nga rrjetet sociale dhe mediat lokale treguan për mbyllje masive të restoranteve e dyqaneve, semaforë të fikur dhe dekorime të fikura festive. Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave paralajmëroi për “shqetësime të mëdha në transportin publik” dhe u bëri thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme, si dhe të tregohen të kujdesshëm në semaforët e...