Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Sa miliardë dollarë vlen Groenlanda? Pasuritë e fshehura dhe precedenti i Luizianës
Blerja e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara do të ishte, në thelb, “një operacion i madh imobiliar”. Këtë ide Donald Trump e ka përsëritur disa herë që prej vitit 2019, kur për herë të parë hodhi publikisht hipotezën e blerjes së ishullit të madh arktik nga Danimarka. Tani që presidenti amerikan duket më i vendosur se kurrë për të paraqitur një ofertë ndaj pronarit aktual, lind natyrshëm pyetja: sa vlen Groenlanda? Një mënyrë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje është qasja historike. Shtetet e Bashkuara kanë tentuar edhe më parë ta blejnë ishullin. Pas blerjes së Alaskës nga Rusia për 7,2 milionë dollarë, në vitin 1868 sekretari amerikan i Shtetit, William H. Seward, shqyrtoi mundësinë e blerjes së Groenlandës dhe Islandës për 5,5 milionë dollarë, por...