Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo
Me përshkallëzimin e konfliktit mes Iranit, SHBA-ve dhe Izraelit, shumë kompani ajrore europiane, aziatike dhe amerikane kanë ndërprerë fluturimet drejt Lindjes së Mesme. Shkak janë kërcënimet nga dronë dhe raketa pranë aeroporteve kryesore në Dubai, Abu Dhabi dhe Doha, por edhe rritja e ndjeshme e çmimeve të sigurimeve për fluturimet në këtë zonë. Në disa raste, dronë dhe raketa kanë rënë pranë depozitave të karburantit dhe aeroporteve, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme, por operatorët si Emirates vazhdojnë të menaxhojnë qindra fluturime çdo ditë, ndërsa kompanitë perëndimore shmangin fluturimet për të ruajtur sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazheve. Autoritetet europiane për sigurinë ajrore (EASA) kanë vendosur ndalesa të përkohshme deri më 18 mars, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për rreziqe nga dronët, raketat dhe ndërhyrjet në sistemet GPS. Kompanitë...
Burimi:
javanews.al