Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?
Irani ka qenë një furnizues i rëndësishëm i pajisjeve ushtarake për Rusinë në vitet e fundit, veçanërisht nga momenti kur Kremlini nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022, por ekspertët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se kjo mbështetje nuk luan më një rol kyç në përpjekjen luftarake të Moskës. Sipas një raporti të Bloomberg të datës 12 janar, që citon një zyrtar perëndimor të sigurisë i cili mbeti anonim, shitjet iraniane të raketave drejt Rusisë, përfshirë raketa të mbrojtjes ajrore dhe raketa balistike, kanë arritur në 2.7 miliardë dollarë që nga tetori i vitit 2021. Vëllimi i tregtisë nuk bëhet publik nga Moska, dhe Irani mohon se ka furnizuar Rusinë me ndonjë gjë, përcjell A2. “Për sa kohë që...
Burimi:
opinion.al