Rutte: Serbia të dënojë autorët e Banjskës dhe sulmin ndaj KFOR, Vuçiç duhet të mbajë premtimet

Rutte: Serbia të dënojë autorët e Banjskës dhe sulmin ndaj KFOR, Vuçiç duhet të mbajë premtimet

NATO pret vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për sulmin e Banjskës dhe atyre që organizuan sulmet ndaj ushtarëve të KFOR në pranverën e vitit 2023.  Deklaratat u bënë nga sekretari i përgjithshëm i aleancës Mark Rutte gjatë fjalës së tij në komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, duke i kujtuar presidentit serb premtimet që ka bërë.  “Me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, njihemi me njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Por, natyrisht, presim nga ai që të përcaktojë përgjegjësinë për atë që ndodhi disa vite më parë, dhe kjo për dy çështje. Për të dyja ka premtuar përcaktimin e plotë të përgjegjësisë.”  Gjatë fjalës së tij Rutte konfirmoi po ashtu mbështetjen për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.  Shefi i aleancës u ndal edhe tek çështje të sigurisë në Ballkanin Perëndimor,...