Rutte: Nuk ka plane që NATO të bashkohet me luftën kundër Iranit

Rutte: Nuk ka plane që NATO të bashkohet me luftën kundër Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka lavdëruar veprimet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, por ka përjashtuar mundësinë e bashkimit të aleancës me konfliktin rajonal. Duke folur për televizionin gjerman ARD në Bruksel, Rutte tha se ishte “shumë e rëndësishme” ajo që SHBA-të po bënin “së bashku me Izraelin” për të shkatërruar dhe degraduar aftësinë e Iranit për të zhvilluar aftësi raketore bërthamore dhe balistike. Ai vazhdoi të theksonte se NATO si aleancë nuk do të përfshihej. “Nuk ka absolutisht asnjë plan që NATO të përfshihet në këtë ose të jetë pjesë e saj”, tha ai, duke shtuar se aleatët individualë mund të mbështesin përpjekjet e SHBA-së. Ndryshe, SHBA-të dhe Izraeli tash e tre ditë po kryejnë sulme ajrore mbi caqet ushtarake...