Rutte: NATO pret veprime konkrete nga Serbia për Banjskën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca është ende në pritje të përcaktimit të përgjegjësisë nga Serbia për ngjarjet e vitit 2023 në Kosovë, veçanërisht për sulmin në Banjskë. “Unë personalisht, por edhe si përfaqësues i NATO-s, jam në kontakt të ngushtë me presidentin serb. Ende po presim nga ai përcaktimin e përgjegjësisë për atë që ndodhi në vitin 2023 në Banjskë dhe për ngjarje të tjera gjatë atij viti”, tha Rutte. Ai theksoi se NATO, përmes misionit të saj paqeruajtës KFOR, po i ndjek nga afër zhvillimet në Kosovë dhe mbetet e angazhuar për ruajtjen e stabilitetit. Në shtator 2023, një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një efektiv...
Burimi:
vizionplus.tv