Rutte: NATO do të diskutojë sigurinë në Arktik pas përpjekjeve të Trump për Grenlandën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi sot se pritet që vendet anëtare të aleancës të diskutojnë për hapat e ardhshëm lidhur me sigurinë në rajonin e Arktikut në javët e ardhshme, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump po përpiqet ta vendosë Grenlandën nën kontrollin e SHBA-së. “Gjithkush është dakord që për sa i përket Arktikut, duhet të punojmë së bashku”, shtoi ai gjatë një konference në Bruksel. “Kemi vendosur të qëndrojmë pranë Danimarkës, jo Shteteve të Bashkuara”, deklaroi kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, gjatë një konference për shtyp në Kopenhagen të martën. Jens-Frederik Nielsen sqaroi me vendosmëri qëndrimin e qeverisë së tij ndaj diskutimeve të fundit për statusin e ishullit, duke theksuar se vendi i tij nuk dëshiron të vihet nën kontrollin ose sovranitetin...
Burimi:
vizionplus.tv